Prindërit gjermanë që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre për vaksinim kundër fruthit do të gjobiten me shumën deri në 2 mijë e 500 euro. Kjo është propzuar nga ministri i shëndetësisë në Gjermani, shkruan BBC.
“Dua ta luftoj fruthin. Çdokush që shkon në çerdhe apo shkollë duhet të vaksinohet kundër fruthit”, ta Jens Spahn, ministri i shëndetësisë së Gjermanisë.
Gjithashtu ai shtoi se prindërit duhet të tregojnë prova që kanë vaksinuar fëmijët apo përveç gjobës mund të ketë përjashtim të fëmijëve të tyre nga çerdhet.
Propzimi vjen pasi Gjermania raportioi një nga numrat më të mëdha të rasteve me fruth në Evropë mes mars të vitit 2018 dhe shkurtit të këtij viti. Në vend të aprë ishte Italia.
Propozimi i fundit vjen si pasojë e rritjes së kësaj sëmundje nëpër gjithë botën, duke filluar nga shtetet e zhvilluara në Amerikë dhe Evropë deri tek ato në Azi dhe Afrikë.
Një studim nga UNICEF’i i publikuar javën e kaluar gjeti që fruthi vret 110 mijë njerëz globalisht në vitin 2017, shumicën fëmijë.
Gjermania nuk është vendi i parë që propozon gjoba për fëmijë të pavaksinuar. Muajin e kaluar, Neë York City deklaroi që në ato lagje që ka një epidemi të fruthit dhe gjatë kontrolleve shihet se individët nuk kanë ndonjë provë që janë vaksinuar ndaj fruthit, atëherë do ketë gjoba deri në 1 mijë dollarë.
Duhen dy doza të vaksinave që të mbrohen fëmijët nga fruthi. Në Gjermani shkalla e të vaksinuarve është 97%.