Fjalë Kyçe

Gjest i mirë i dy të rinjve, kuletën e gjetur me një shume të hollave e dorëzojnë në polici

Gjest i mirë i dy të rinjve, kuletën e gjetur me një shume të hollave e dorëzojnë në polici

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se dy të rinj- nxënës të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Ky gjest i mirë, është raportuar sot rreth orës 07:55 nga dy të rinjtë- nxënës të cilët deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Pa hormone e pa antibiotik – mishi më i freskët e natyral në tregun tonë vjen me 15% zbritje

Në njoftim thuhet se Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë- nxënësit dhe policinë e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse dy të rinjve- nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.