Fjalë Kyçe

Gjest i mirë: Xhamia në Podujevë, jep pako ushqimore falas për nevojtarët

Gjest i mirë: Xhamia në Podujevë, jep pako ushqimore falas për nevojtarët

Qytetarët e vendit po kalojnë në ditë jo të mira për shkak të koronavirusit, ku për pasojë jo pak familje kanë nevojë për gjëra elementare.

Megjithatë njerëz të vullnetit të mirë, shoqata të ndryshme, biznese, por edhe institucione fetare po i dalin në ndihmë qytetarëve.

Është Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë që ka ndërmarrë një aksion për t’i ndihmuar të gjithë nevojtarët, shkruan Reporteri.net.

Në oborrin e kësaj xhamie janë vendosur pako, ku shkruan se ato janë falas dhe mund të marrin personat që kanë nevojë.