Fjalë Kyçe

Gjestë i mirë: Bekim Jashari dhe Halil Kastrati e bëjnë me banesë nënën nga Klina që jetonte në kushte të rënda

Gjestë i mirë: Bekim Jashari dhe Halil Kastrati e bëjnë me banesë nënën nga Klina që jetonte në kushte të rënda

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka lajmëruar se së bashku me hoxhën Halil Kastrati i kanë bërë zgjidhje një nëne vetë ushqyese që ta vendosin në banesë.

Jashari përmes Facebook’ut ka deklaruar se Halil Kastrati ka marrë përsipër që brenda dy dite ta vendosin në një banesë nënën nga Klina e Epërme së bashku me fëmijën e saj.

Postimi i plotë:

Sot kam kërkuar nga punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale që të vizitojnë përseri nënën vetë ushqyese nga Klina e Epërme.

Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar znj. Tahiri që ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë të mbajë atë në kushte të tilla përderisa ne i kemi ofruar banim tek banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa.

Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e baneses për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë.

Faleminderit i nderuar hoxhë për tërë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë.