Fjalë Kyçe

Gjesti i madh i Kloppit me tifozin 104 vjeçar të Liverpoolit

Gjesti i madh i Kloppit me tifozin 104 vjeçar të Liverpoolit

Jurgen Klopp ka bërë një gjest fisnik duke i bërë një dhuratë të çmuar tifozit 104 vjeçar të Liverpoolit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në prag të ndeshje së fundjavës kundër Crystal Palace, ka befasuar një tifozin 104, Bernard Sheridan, me disa dhurata në rastin e ditëlindjes së tij, e po ashtu edhe me një biletë për ndeshjen e radhës.

Sheridan, mund të cilësohet si një nga tifozët më të vjetër të Liverpoolit që jeton sot, pasi mbështetë skuadrën nga ‘Anfield Road’ që prej vitit 1923.

104 vjeçari së bashku me dhuratat, mori edhe një letër të nënshkruar nga dora e trajnerit gjerman.

“I dashur Bernard, dua të ta uroj personalisht ditëlindjen e 104-të. Shpresoj se do t’i shijosh festimet me familjen dhe shoqërinë. Të falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që ke treguar ndaj klubit. Nuk do të ecësh kurrë i vetëm”, shkruhet në letrën e dërguar nga Klopp.