Fjalë Kyçe

Gjesti i mrekullueshëm i Modric, ndihmon klubin në kohë krize

Gjesti i mrekullueshëm i Modric, ndihmon klubin në kohë krize

Real Madrid po diskuton me yllin e tyre të skuadrës, Luka Modric, për një rinovim të kontratës.

Mundo Deportivo raporton se kroati ka pranuar edhe ulje të pagës vetëm që të qëndrojë edhe për një kohë në klubin madrilien.

Për shkak të pandemisë Covid-19 edhe Real Madrid është prekur kur është çështja e parave dhe financave të klubit, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, rinovimin e disa kontratave e kanë bërë duke ulur 10% të pagës aktuale të lojtarëve, në këtë rast të Modricit.

35 vjeçari është një nga tre yjet e Madridit të cilëve do t’iu skadojë kontrata këtë verë, së bashku me kapitenin e klubit Sergio Ramos dhe lojtarin Lucas Vazquez, por për dy të fundit raportohet se po hezitojnë të pranojnë çdo ulje të pagës.

Modric, i cili fitoi Topin e Artë në 2018, ka luajtur 365 herë për Los Blancos, duke shënuar 26 gola.