Fjalë Kyçe

Gjiganti anglez bën gati ofertën e çmendur për Dybala-n

Gjiganti anglez bën gati ofertën e çmendur për Dybala-n

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të çmendur për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala-n, shkruan Gazeta Alo.

“Qytetarët” sipas medieve britanike, janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 100 milionë eurosh për argjentinasin.

Dybala duket se brenda këtij muaji do të largohet nga Juventusi, pasi që me ardhjen e Cristiano Ronaldos, është ngushtuar hapësira e argjentinasit në skuadrën e Massimiliano Allegrit.

City mësohet se shumë shpejtë do ta dërgojë ofertën në adresë të torinezëve për Dubala-n, i cili gjithashtu kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane. /Gazeta Alo/