Fjalë Kyçe

Gjiganti gjerman këmbëngul për Ramsey-n

Gjiganti gjerman këmbëngul për Ramsey-n

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është futur seriozisht në garën për të transferuar Aaron Ramsey-n e Arsenalit, transmeton Gazeta Alo.

“Bavarezët” sipas medieve gjermane, e duan me çdo kusht uellsinin.

Ramsey në fund të këtij sezoni, mbyll aventurën me klubin nga “Emiratës”, dhe duket se lojtari dëshiron eksperiencë të re në futbollin evropian.

Uellsiani prej kohësh është në shënjestër të Juventusit dhe Barcelonës, por tashmë në garën për lojtarin janë futur edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç thuhet se është duke menduar për përforcime të reja, sepse nga “Alianz Arena” duket se do të largohen treshja Leon Gotetzka, Thiago Alcantara dhe James Rodriguez. /Gazeta Alo/