Interesimi i skuadrave të mëdha për shërbimet e Milot Rashicës vazhdon të rritet.
Skuadra gjermane, Schallke 04, ka hyrë në mesin e pretendenteve për transferimin e yllit të Kosovës.
Schalke në garën për Rashicën, do të rivalizojë Leipzigun, një tjetër skuadër e madhe në Bundesligë.
Ky lajm është raportuar nga gazeta e madhe gjermane “Sport Bild”, dhe pritet që largimi i Rashicës të jetë i kushtueshëm për secilën skuadër që fiton këtë garë.
Një ditë më parë, mediet në Itali kanë shkruar edhe për një interesim të Milanit, për djaloshin e artë nga Vushtrria.