Fjalë Kyçe

Gjiganti gjerman ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën, oferta refuzohet nga Werder Bremeni

Gjiganti gjerman ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën, oferta refuzohet nga Werder Bremeni

Gjiganti gjerman ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën, oferta refuzohet nga Werder Bremeni

Sipas mediave në Gjermani, Werder Bremeni së fundmi ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë eurove për Milot Rashicën, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Bauman, ka konfirmuar se sulmuesi vushtrrias i ka informuar ata se do largohet gjatë verës.

‘Bild’ raporton se Red Bull Lepizig ka ofruar 18 milionë euro (15 milionë para të gatshme dhe 3 milionë në formë të bonueseve), mirëpo është refuzuar nga Werder Bremeni.

Kujtojmë që interesim për Milot Rashicën besohet se ka shprehur edhe Milani, Liverpooli, Napoli e Borussia Dortmund.