Fjalë Kyçe

Gjiganti i Evropës i bashkohet garës për Karamoko

Gjiganti i Evropës i bashkohet garës për Karamoko

Borussia Dortmund i është bashkuar garës për anësorin e talentuar të Celtic, Karamoko Dembele.

Futbollisti i talentuar i Celtic është një emër interesant i futbollit, duke marrë interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Sipas Bild, garës për Karamoko i është bashkuar edhe Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.

16 vjeçari ka bërë debutimin në skuadrën e parë te Celtic sezonin e kaluar, duke marrë përgëzime për ritmin në lojë dhe shkathtësitë e tij në top.

Arsenal, Juventus, PSG gjithashtu janë të interesuar për Dembele, i cili ka një kontratë me Celtic deri në vitin 2021.