Fjalë Kyçe

Gjiganti italian i etur për Rashford-in

Gjiganti italian i etur për Rashford-in

AC Milan është duke e monitoruar sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

“Corriere dello Sport” shkruan se ‘Rossonerët’ janë të etur për sulmuesin e ‘Djajve të Kuq’.

Krerët e milnasitëve janë duke u përpjekur që gjatë këtij dimri, të transferojnë sulmuesin anglez.

Rashford në fund të këtij sezoni, duket se do të largohet nga “Old Traffordi”, pasi që lojtari akoma nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re me Manchester Unitedin.