Fjalë Kyçe

 Gjiganti spanjoll i gatshëm të shkëmbejë Asensio-n me Salahu-n

 Gjiganti spanjoll i gatshëm të shkëmbejë Asensio-n me Salahu-n

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është synim i gjigantit spanjoll, Real Madrid në vitin 2019.

“El Gol Digital” shkruan se sulmuesi i Liverpoolit, Salah mbetet objektiv i madh i Real Madridit për vitin që po vjen.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez është duke e menduar shkëmbimin e Marco Asensios me ylli egjiptian.

Asensio nuk po kalon periudhë të mirë tek madrilenët, sepse në 16 ndeshjet e këtij sezoni, ai ka qenë titullar vetëm në një ndeshje, dhe thuhet se krerët e Realit janë të gatshëm të heqin dorë nga spanjolli.

Ndërkohë, Salah tashmë ka arritur formën më të mirë tek “The Reds” duke shënuar 15 gola në gjitha garat ku është paraqitur skuadra e Jurgen Klopp në këtë sezon.

Presidenti i Realit, Perez është i bindur se Salah do të ishte lojtar i duhur për të qenë pasues i Cristiano Ronaldos, i cili verën e kaluar iu bashkua Juventusit.