Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. R,, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej tete vjet burgim dhe një mijë euro gjobë.
“I pandehuri F. R. me datë 15.11.2019, rreth orës 22:10, në rrugën “Avdullah Tahiri” në barnatoren “Ranna” Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, nën kërcënimin e armës (pistoletë lodër dhe një thikë kuzhine), ka detyruar dy shitëset që të japin paratë që kanë poseduar në arkën e barnatores, me ç’rast ka përvetësuar 280 Euro”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Po ashtu i pandehuri me datë 11.11.2019, rreth orës 20:00,ë rrugën “7 shtatori” në barnatoren “Green Pharmacy” me anë të përdorimit të forcës dhe kërcënimit të armës merr nga shitësja shumën e parave në vlerë prej 140 euro”.
“Gjithashtu i akuzuari me datë 19.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Besim Bokshi” në shtëpinë e të dëmtuarit B. M., përdor forcën, hap derën e shtëpisë, duke marr një televizor plazma të markës “Feugo”, po ashtu me datë 13.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Nexhat Orana” në shtëpinë e të dëmtuarit S. E., gjithashtu merr një televizor të markës “Sony””.
Kryetari i trupit gjykues Zyhdi Haziri, për secilën vepër të akuzuarin e ka gjykuar me nga 3 vite burgim dhe 250 euro gjobë.