Një person është shoqëruar në policinë e Gjilanit pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Gjilan 03.04.2024-10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.