Fjalë Kyçe

Gjilani bën goditjen e madhe, blen mesfushorin cilësorë

Gjilani bën goditjen e madhe, blen mesfushorin cilësorë

FC Gjilani ka bërë goditjen e madhe në tregun e këtij dimri.

Skuadra e Gjilanit ka kryer një transferim të rëndësishëm në skuadër të përforcimit të ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

“Skifterat” kanë arritur marrëveshjen me lojtarin nga Tetova, Shpend Asani. 22-vjeçari, i cili luan në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese ka hedhur firmën për t’u bë bërë pjesë e Gjilanit deri në qershor të vitit 2020.

Asani hapat e parë si futbollist i bëri tek ekipi nga Tetova, Shkëndija, pastaj ai u paraqit për një sezon edhe me ekipin tjetër shqiptar në Maqedonia, KF Shkupi.

Shpend Asani sezonin e fundit e luajti tek Vëllazërimi i Kërçovës. Skuadra e Gjilanit gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizojë të tjera prurje të rëndësishme, për të kompletuar organikën me elementët e duhur.