Sport Club Gjilani ka ‘blinduar’ me një kontratë të re yllin e skuadrës, Armend Halili.
Halili është ndër lojtarët kryesorë në formacionin e Ismet Munishit dhe shumicën e rasteve mahnit me paraqitjet, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, Gjilani i ka rinovuar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme.
“Rinovim. Armend Halili +3”, shkroi në mbishkrim, pranë një video të bukur.