Fjalë Kyçe

Gjilani dhe Llapi luajnë sot kualifikueset për Conference League

Gjilani dhe Llapi luajnë sot kualifikueset për Conference League

Dy skuadrat kosovare, Gjilani dhe Llapi luajnë sot në kualifikueset e garave evropiane.

Skuadra e Gjilanit dhe ajo e Llapit kërkojnë fitoret në kuadër të kualifikueseve të garave për Conference League, transmeton lajmi.net.

Gjilani luan në cilësinë e nikoqirit, përballë skuadrës së Liepaja, me fillim nga ora 20:00.

Në rast të fitores, Gjilani do të ishte skuadra e parë kosovare që merr fitore këtë edicion të garave ndërkombëtare.

Drita dhe Ballkani paraprakisht kanë dështuar që të regjistrojnë ndonjë rezultat pozitiv.

Në kuadër të të njëjtave gara (Conference League) testohet edhe Llapi, që me fillim nga ora 20:30 luan përballë Buducnost Podgorica.

Skuadra e Batatinës po ashtu kërkon rezultat pozitiv, për të pasur gjithçka më të lehtë në rolin e nikoqirit në ndeshjen kthyese.