Fjalë Kyçe

Gjilani – Drita, kjo është atmosfera para derbit (FOTO)

Gjilani – Drita, kjo është atmosfera para derbit (FOTO)

Gjilani – Drita është kryendeshja e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i Anamoravës zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në kuadër të xhiros së 26-të të IPKO Superligës, të dy rivalët e qytetit të Gjilanit do të ndeshen në kryeqytet, teksa tani ka filluar edhe mbledhja e tifozëve dhe gjithçka është gati edhe sa i përket përgatitjeve në stadium.

Insporti ka siguruar foto nga nisja e tifozëve me autobusë nga Gjilani, dhe pamje nga stadiumi ku po kryhen përgatitjet e fundit para ndeshjes derbi.

Kujtojmë se sfida nuk do të zhvillohet në Gjilan për shkak se stadiumi i qytetit është në proces të rinovimit dhe si pasojë e kërkesave të klubit të SC Gjilanit në Federatën e Futbollit të Kosovës për ta zhvilluar takimin në kryeqytet, për shkak të gjendjes së stadiumit në Gjilan.