SC Gjilani ka shënuar fitore të pritur ndaj Feronikelit në ndeshjen e javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi fitoi me rezultatin 5:1.
Keita Razak (33’, 54’), Shend Kelmendi (40’), Blerim Krasniqi (59’) dhe Gerhard Progni (90+3) shënuan golat e fitores për vendasit.
Kurse, golin e vetëm për mysafirët nga Drenasi e shënoi Ardi Qorri në minutën e shtatë, përcjell express.
Gjilani pas kësaj fitore ka 55 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, kurse Feronikeli mebtet i fundit (10) me 12 pikë.