Fjalë Kyçe

Gjilani – Flamurtari, këto janë të rejat e fundit

Gjilani – Flamurtari, këto janë të rejat e fundit

Gjilani pritet të ketë një tjetër test të vështirë këtë fundjavë, me ç’rast takohet me Flamurtarin, ekip i cili në xhiron e shkuar befasoi Prishtinën (2-0).

Për më tepër gjilanasit do të vuajnë mungesat e dy mesfushorëve Ansi Nika (i ndëshkuar me të kuq) dhe Kushtrim Shabanit (i suspenduar pas katër kartonëve të verdhë).

Trajneri në detyrë i kuqebardhëve Alban Hyseni do të mund të llogarisë në futbollistët e tjerë të skuadrës dhe në dy ardhjet e fundit nga Bregu i Fildishtë Keita Aziz dhe Keita Raza.

Edhe në kampin kryeqytetas pritet të ketë mungesa. Mbrojtësi Ben Quansah mbetet jasht aksionit për këtë xhiro, pasi që është ndëshkuar direkt me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Prishtinës.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtarit pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Ndeshjen do ta gjykojnë Selim Isufi me asistentë Gëzim Mehmeti dhe Erduan Baliqi. Gjyqtari i katërt do të jetë Leutrim Mustafa nga Podujeva.2