Gjilani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në BKT Superligën e Kosovës.
‘Skifterat’ janë nikoqir të ‘Legjendave’ në ndeshjen derbi të javës, takim që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe me 19 ndeshje pa humbje, kështu që synon fitore para tifozëve për t’i qëndruar hije liderit, Ballkanit.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka pasur rënie në ndeshjen e fundit duke marrë një humbje dhe një barazim, por synon maksimumin apo së paku rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Koliçi; Prekazi, Useini, Halili; Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Hoxha; Torassa; Progni, Kelmendi;
Llapi: Avdyli; Idriz, Neto, Krasniqi, Emini; Shabani, Ramadani, Rivera; Veliu, Firmino, Selmani;