Fjalë Kyçe

Gjilani-Llapi, ja kur luhet miqësorja e luksit

Gjilani-Llapi, ja kur luhet miqësorja e luksit

Skuadra nga Anamorave, Gjilani po vazhdon me ritëm të madh të përgatitet për edicionin e ri.

Gjilani në kuadër të fazës përgatitore, të cilën po e zhvillon në Kosovë, këtë vikend kanë programuar edhe një ndeshje tjetër kontrolluese.

Këtë fundjavë Gjilani e pret në shtëpi skuadrën llapjane të Llapit.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan.

Skuadra gjilanase e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani është duke treguar formë të mirë në miqësoret e zhvilluara deri më tash dhe ky sikur është sinjal se tashmë e ka kapur formën që e po e kërkon kjo skuadër.