Gjilani ka arritur të shënojë fitore në miqësore me Llapin me rezultat 1-0.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndërsa trajnerët Gentijan Mezani dhe Tahir Batatina provuan pothuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.
Goli i Gjilanit u shënua në pjesën e dytë.
Fiton Hajdari ishte ai që e ndëshkoi ish-skuadrën e tij, duke ia dhënë fitoren bardhëekuqëve.
Gjilanasit kishin më shumë nga loja pasi qëlluan dy herë shtyllën.
Kjo ndeshje u përcjell nga 500 shikues.