Fjalë Kyçe

Gjilani me disa mungesa ndaj Prishtinës

Gjilani me disa mungesa ndaj Prishtinës

Gjilani të shtunën më 20 prill e pret Prishtinën në shtëpi, teksa kërkon të befasojë kryeqytetasit dhe për më tepër të marrë pikët që do i garantonin qetësinë për pjesën finale të kampionatit.

Por, për të arritur një objektiv të tillë Gentjan Mezani duhet ti bëjë llogaritë pa shtatë futbollistë të formacionit bazë për këtë ndeshje, duke filluar nga reparti i mbrojtjes dhe deri te ai i sulmit.

Ylber Kastrati, Fisnik Papuçi, Keita Aziz, Semir Hadzibulic, Jefferson Lopes, Vilfor Hysa dhe Keita Razak janë mungesat e kuqebardhëve për këtë takim.

Të gjithë këta futbollistë janë jashtë planeve të Mezanit për këtë takim për arsye të ndryshme. Kapiteni Kastrati, mesfushori Hadzibulic dhe Vilfor Hysa vazhdojnë të jenë në procesin e rikuperimit nga lëndimet, ndërsa Papuçi dhe Jefferson janë të suspenduar për këtë ndeshje për shkak të kartonëve të verdhë. Vëllezërit binjakë nga Bregu i Fildishtë, Aziz dhe Razak Keita vazhdojnë të qëndrojnë në vendlindje deri në kompletikimin e dokumentacionit për tu rikthyer sërish në Kosovë.

Mezani do jetë i detyruar të kthejë kokën nga ekipi i të rinjëve për të gjetur alternativa, derisa pritet të rimodelojë ekipin për këtë ndeshje.

Kujtojmë që Gjilani rrezikon të përfundojë në zonën e barazhit, pasi që ndodhet në pozitën e shtatë me 35 pikë, vetëm tri më shumë se Flamurtari që gjendet në zonën e ftohtë.