Fjalë Kyçe

Gjilani me komunikatë zyrtare në lidhje me pozitën e trajnerit

Gjilani me komunikatë zyrtare në lidhje me pozitën e trajnerit

Skuadra nga Gjilani sqaron opinionin me anë të një komunikate zyrtare, shkruan GazetaAlo.

Klubi futbollistik SC Gjilani ka njoftuar se skuadra është në bisedime me disa trajner dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar se kush do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur kampionale.Në krye të shtabit teknik të skuadrës mbetet Alban Hyseni, deri në vendimiinal të kryesisë së klubit të Gjilanit.

Kjo është komunikata e lëshuar nga klubi.

KOMUNIKATË ZYRTARE

Me anë të kësaj komunikate duam ta informojmë opinionin publik, që pas lajmeve të fundit se drejtori sportiv, Sallah Sherifi, ka marrë drejtimin e skuadrës, nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta.
Klubi futbollistik SC Gjilani ju njofton se skuadra është në bisedime me disa trajner dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar se kush do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur kampionale.Në krye të shtabit teknik të skuadrës mbetet Alban Hyseni, deri në vendimin final të kryesisë së klubit të Gjilanit.
Klubi futbollistik Gjilani me anë të mjeteve zyrtare të informimit, do ju njoftoj për zhvillimet e ardhëshme rreth çështjes së kryetrajnerit.

SC Gjilani
Gjilan,25 Shkurt