Fjalë Kyçe

Gjilani me përgaditjet intenzive për duelin e radhës

Gjilani me përgaditjet intenzive për duelin e radhës

Gjilani ka vazhduar me përgaditjet intenzive për duelin kundër Lirisë, shkruan GazetaAlo.

Kuq e bardhët ditën e djeshme kanë startuar me përgaditjet për duelin e së premtës, ku do të ballafaqohen me skuadrën e Lirisë në Prizeren.

Skuadra edhe ditën e sotme vijoi me stërvitjet e zakonshme ku u punua për rreth dy orë.Ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, ditën e sotme vijoi punën e tijë së bashku me futbollistët e skuadrës, ku po përgaditen maksimalisht për duelin e xhiros së 20, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Seanca e sotme stërvitore e cila u mbajt tek fusha ndihmëse me barë artificial, filloi me nxemje ku pati një vrapim të lehtë, pastaj numri një i shtabit teknik të skuadrës, stërvitjet i vijoj me lojë me top dhe krejtësisht në fund pati lojë të lirë për futbollistët e skuadrës së tijë.

Gjendja e futbollistëve është mjaft stabile dhe përveq Jeffesron Lopes, i cili ka pësuar një lëndim të lehtë në muskulin e tijë në duelin kundër Flamurtarit, pjesa tjetër ishin prezent në stërvitjen e sotme.Gjendja e Jefferson është stabile dhe ai sot punoi i veçuar nga grupi, ai nuk pritet të mungoj në duelin e së premtes kundër skuadrës prizerenase, KF Lira, dhe se nga nesër, Lopes, do të bashkangjitet stërvitjeve grupore.

Gjilani stërvitjet i ka vijuar edhe mesditën e sotme në lokacionin e njejtë. /GazetaAlo