Fjalë Kyçe

Gjilani mposhtet në miqësore nga skuadra turke Gaziantep

Gjilani mposhtet në miqësore nga skuadra turke Gaziantep

Gjilani ka zhvilluar edhe ndeshjen e katërt miqësore në tokën turke.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi është përballur me ekipin e njohur nga Superliga e Turqisë, Gaziantepspor.

Pas 90 minutave lojë të fortë nga dy skuadrat, rezultati final ishte 1-0 në të mirë të ekipit turk.

Minuta e 46-të e ndeshjes ishte vendimtare, kur sulmuesi brazilian i skuadrës turke Joao Vitor Brandao Figueiredo realizoi golin e vetëm në këtë sfidë, transmeton telegrafi.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi 1-0 në të mirë të ekipit turk.

Për gjilanasit kjo ishte ndeshja e katërt në tokën turke, ku ka shënuar dy fitore e ka pësuar dy disfata.