Në rajonin e Gjilanit sot janë marrë mostrat e 70 personave të dyshuar si raste kontakti me personat që kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Bashkë me 60 mostrat e mbledhura dje, Gjilani sot pret rezultatet për 130 persona.
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismjali, i cili ka thënë se sot në rajonin e Gjilanit janë marrë 70 mostra.
“Janë 70 në total sot, rreth 14 janë nga Vitia dhe 56 janë në Gjilan”, ka thënë Ismajli për “Zërin”.
Gjatë ditës ai ka konfirmuar se drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Naser Korça, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.