Fjalë Kyçe

Gjilani synon kreun e Superligës në derbin e madh ndaj Dritës

Gjilani synon kreun e Superligës në derbin e madh ndaj Dritës

Derbi i Anamoravës këtë herë do të jetë më ndryshe.

Ndeshja më e madhe në futbollin kosovar këtë radhë do t’i gjejë Gjilanin dhe Dritën duke luftuar për titull të kampionit.

Dy ekipet gjilanase e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri duke u gjendur në krye të tabelës pas gjashtë xhirosh të zhvilluara në IPKO Superligë.

Gjilani gjendet në pozitën e tretë me tri pikë më pak se lideri, Feronikelin, i cili ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, megjithatë.

Drita, ndërkohë, radhitet e katërta me pak pikë më pak se lider, dhe po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Krahas prestigjit të njërit prej derbive më të mëdhenj në Ballkan, derbi mes këtyre klubeve nga i njëjti qytet këtë radhë do të luhet edhe për pikë të titullit të kampionit.

Për këtë, përveç atmosferës që pritet të jetë e jashtëzakonshme në stadium, lojës me plot emocione dhe ethe, fituesi pritet të jetë i paqartë ndoshta deri në fund.

Në duelet tjera, Prishtina do të tentojë ta vazhdojë ngritjen me një fitore ndaj Vushtrrisë në udhëtim.

Kurse, Ballkani do ta ketë mundësinë ta konfirmojë forcën e tij me sfidën që do ta ketë si mysafir i Drenicës.

IPKO Superliga – Java e shtatë, ndeshjet e sotme:

SSK3 E diel 14:00 Drenica – Ballkani

SSK1 E diel 15:00 Gjilani – Drita

SSK2 E diel 15:00 Vushtrria – Prishtina