Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë ka kaluar në skenarin C, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.
Mësimi në distancë (online) do të mbahet nga 1 deri më 4 shkurt.
“Në mbledhjen e Task-forcës së shkollës të mbajtur më dt.31.01.2022, pas diskutimeve të shumta dhe analizimit të situatës së krijuar në mungesë të mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar me COVID-19, u mor vendim që të vazhdohet me skenarin C”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjimnazi.