Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i ka reaguar ashpër shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit.
Gjini, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka pyetur Hotin nëse është i sigurt se bashkë me Isa Mustafën mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës. Mes tjerash Gjini ka kërkuar Hotit që të thotë mendimin e tij të paktën një herë, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se Hoti nuk, thotë asnjëherë atë që e mendon.
Postimi i tij i plotë:
Heu bre Avdullah Hoti!
A je i bindur vet, se ti e Isa i zgjidhni problemet e Kosoves? Hell!!
Nuk është zhdërvjelltësi politike mos me u përgjegj a duhet të pezullohet taksa a jo! Është shpërshfaqje e një pezevengu.
Pezeveng i pafuqishem e i padenjë!
Thuaj bile një herë çka po mendon! Mos pshtjell palidhje.
Kështu nuk binden qytetarët me ta lënë ty në dorë fatin e tyre, apo të Kosovës./Gazeta Alo/