Një aksident tragjik ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku kanë humbur jetën katër persona nga Kosova, ndërkaq një trevjeçare ka arritur që të shpëtojë.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku në një aksident trafiku në Rrugën e Kombit kanë humbur jetën katër persona nga Kosova, ndërkaq një vajzë trevjeçare ka arritur që të shpëtojë.
Sipas raportimeve të deritanishme, viktimat janë një çift dhe dy fëmijë, ku njëri prej fëmijëve është i afërm i çiftit. Viktimat janë: Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Medina Avdijaj dhe Klejdi Koçi (i afërm i familjes).
Nga ky aksident ka shporuar trevjeçarja, Violeta Avdijaj, por që gjendja e saj është mjaftë e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, pasi që sipas raportimeve të medieve në Shqipëri, trevjeçarja ka lëndime në kokë e bark.
Në anën tjetër, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka njoftuar se kjo familje ishte nga rrethina e Prishtinës, përderisa ka shprehur ngushëllime tërë familjes, duke theksuar se kjo ishte një ngjarje e dhimbshme dhe e tmerrshme, raporton lajmi.net.
Ndërkaq një dëshmitar i këtij aksidenti ka bërë të ditur se njëra prej viktimave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, përderisa tre të tjerat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Kukësit. Sipas po këtij dëshmitari, familja Avdijaj jetonte në Zvicër.
“Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës”, ka shkruar ky dëshmitar.
Theksojmë se aksidenti i cili ka ndodhur në Rubik rreth orës 19:00, dyshet se shkak ishte pakujdesia e ngasësit pasi që ai ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese kur është goditur me kamionin që vinte në drejtim të kundër e që edhe ky kamion ishte me targa të Kosovës.
Po ashtu, edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar për lajmi.net këtë aksident, përderisa nuk ka dhënë detaje shtesë se si ka ardhur deri te ky aksident.