Ukraina është sot në ditën e 19-të të luftimeve, pasi Rusia nisi pushtimin e vendit më 24 shkurt, pa u provokuar.
Sky News ka publikuar disa imazhe të rrugëve dhe ndërtesave të shkatërruara në Kiev dhe Kharkiv.
Lufta po i afrohet javës së tretë, ndërsa miliona ukrainas kanë lënë vendin e tyre dhe arritja e një marrëveshje armëpushimi mes palëve duket e pamundur aktualisht.