Clement Lenglet është shumë afër kalimit te Tottenham Hotspur në formë huazimi.
Këtë gjë e konfirmoi edhe Fabrizio Romano, sipas të cilit çështja mund të konsiderohet e mbyllur, transmeton lajmi.net.
Huazimi do të zgjasë një vit , me francezin që do të kthehet në “Camp Nou” në vitin e ardhshëm.
Lenglet nuk është se u paraqit shumë mirë me Barçën për aq kohë sa luajti për ta.
Duke e parë gjendjen financiare në të cilën ndodhen, është edhe një arsye më shumë për ta liruar, qoftë edhe përkohësisht, nga skuadra.