Fjalë Kyçe

Gjithçka që duhet të dini për sulmin në zemër që përjetoi Iker Casillas

Gjithçka që duhet të dini për sulmin në zemër që përjetoi Iker Casillas

Iker Casillas ka tronditur botën e futbollit me lajmin se ka pësuar një sulm në zemër.

38 vjeçari, të mërkurën gjatë stërvitjeve te Porto, ka pësuar një sulinë zemër, diçka që është konfirmuar nga skuadra portugeze.

Porto në njoftimin e bërë, shkruan se gjendja e Casillas është stabile, dhe se portieri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Por si erdhi deri te përkeqësimi i shëndetit të Iker Casillas

‘Marca’ në versionin e saj online sjellë kronologjinë e kësaj ngjarje.

“Iker nuk është ndjerë mirë. Portieri ka ndjerë diçka të çuditshme, për të shkuar pastaj te mjekët e klubit. Pasi u kontrollua nga ata, siç shkruhet në protokoll, atij iu referua që të shkojë në spital”, shkuan ‘Marca’.

“Iker shkoi vetë në spital, dhe kur arriti në qendrën mjekësore, mjekët panë se kishte pasur një atak në zemër. Në atë moment, ndizen alarmet dhe bëhen intervenimet për të ndryshuar situatën. Iker tani ndodhet në spital, duke u vëzhguar, por jashtë rrezikut për jetë”