Fjalë Kyçe

Gjithçka që duhet të dini për super ndeshjen, Prishtina – Llapi

Gjithçka që duhet të dini për super ndeshjen, Prishtina – Llapi

Prishtina dhe Llapi zhvillojnë duelin vendimtar për vazhdimin e luftës për titull, shkruan GazetaAlo.

I takon javës së 31-të të IPKO Superligës dhe zhvillohet sot nga ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për këtë duel klubi i Prishtinës do të hedh bileta të tre lloj çmimesh.

Biletat dalin në shitje vetëm ditën e sotme.

Tribuna lindore 3 euro (biletat shiten nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)

Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir).

Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shiten nga persona ambulantiv përreth stadiumit)

Tribuna VIP: 10 euro (biletat shiten nga persona ambulantiv përreth stadiumit).

Dyert e stadiumit hapen dy orë para ndeshjes dhe iu bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve që të vijnë më herët në ndeshje përshkak kontrollit të rrept që do të praktikohet nga organet e sigurisë sikurse në ndeshjet ndërkombëtare. Po ashtu të gjitha automjetet do të largohet në ditën e ndeshjes përreth stadiumit. /GazetaAlo