Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka mbajtur konferencën për fundvit dhe ka prezantuar të arriturat e vitit 2018 dhe objektivat e vitit të ardhshëm.
Shala ka theksuar se janësponsorizuar 8 Ligje, 20 Udhëzime Administrative, 6 Rregullore të MTI-së, 4 Udhëzime Administrative, 1 Rregullore të Qeverisë dhe 4 Urdhëresa.
Ministri ka thënë se prioritet gjatë 2019 kanë qenë mbrojtja e prodhuesve vendor, përkrahja e ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, rritja e eksportit, mbrojtja e konsumatorit, reforma e Inspektimeve dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga MSA.
Shala ka folur edhe për mbrojtjen e prodhuesve vendore duke përmendur vendimet që janë marr.
“Përmes vendimeve që kemi marr, kemi dëshmuar se prodhuesve vendor iu kemi dhënë prioritet:Duke zbatuar ligjin për antidumping dhe ligjin për masa mbrojtëse ne kemi vendosur taksa për:Pemë dhe perime,blloka, miell, pastaj unë kam vendosur fillimisht taksën 10% për prodhimet me origjinë nga Bosnja dhe Serbia e pastaj edhe taksa 100% që do të vazhdojë të mbetet në fuqi për të gjitha produktet. Këto vendime të MTI-së kanë prekur direkt prodhuesin e Kosovës, fermerët tanë dhe ekonominë e vendit tonë në përgjithësi.Si rezultat i këtyre vendimeve, ka rritje të vendeve të reja të punës, ka mbulim më të madh të tregut vendor me prodhime vendore, dhe ka rritje të cilësisë së prodhimeve vendore”, ka theksuar Shala.
Ministri ka potencuar se mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme është bërë gjatë vitit 2018 dhe janë ndarë 1.6 milionë euro grante.
“Kemi shpërndarë grante prej 1.6 milion euro për 35 kompani prodhuese të vendit tonë. Me këto grante të shpërndara gjatë vitit të ardhshëm presim krijimin e qindra vendeve të reja të punës, rritjen e kualitetit të prodhimeve vendorë dhe rritje të eksportit.Kemi krijuar kushte me të mira për NVM duke investuar në zona ekonomike ekzistuese si përshembull investime prej 2,4mln euro në zonën ekonomike në Suharekë. Investimi prej 1.6 mln Euro në zonën Ekonomike në Viti. Jemi në procedurë të përzgjedhjes së operatorit ekonomik për fillimin e punës në zonën ekonomike në Vushtrri.Kemi themeluar zonën Ekonomike në Malishevë, vitin që vjen presim të nisim procedurat për ndërtimin e kësaj zone. Kemi themeluar inkubatorin e biznesit në të njëjtën komunë”, ka thënë Shala.
Ministri ka thënë se përveç mbrojtjes së prodhimit vendor, gjatë këtij viti jemi fokusuar në krijimin e kushteve për rritjen e eksportit të prodhimeve tona jashtë Kosovës.
“Prandaj, gjatë këtij viti është subvencionuar pjesëmarrja e 33 eksportueseve kosovar në 9 panaire ndërkombëtare, në të cilat janë ekspozuar dhe promovuar mbi 220 produkte kosovare. Si rezultat i pjesëmarrjes në këto panaire janë nënshkruar 33 para kontrata për eksport si dhe kompanitë kanë depërtuar edhe në 3 tregje të reja”.
Ministri ka theksuar në mbrojtjen e konsumatorit kemi qenë jashtëzakonisht të përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit gjatë këtij viti, prandaj janë lëshuar urdhëresat për inspektoratin.
“Urdhëresën për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit për moshën nën 18 vjeç, kjo është në punë konkrete që është bërë për mbrojtjen e konsumatorit. Urdhëresën për etiketimin e produkteve, dhe kemi tërhequr nga tregu produktet që nuk i referohen Kosovës si shtet.Sot gjithashtu kam lëshuar urdhëresën e cila i obligon pikat shitëse të karburanteve ti vendosin në hyrje , ne tabela, çmimet e produkteve”, tha Shala.
Shala ka thënë se ka iniciuar kontrollin e peshës së bukës dhe deklaracionit të saj nëpër subjekte ekonomike, dhe kudo ku janë hasur probleme, janë marr edhe masat ndëshkimore.
“Kemi dërguar për analiza mostra të lodrave që janë tregtuar në vendin tonë. Pas arritjes së analizave kemi asgjësuar mbi 17,000 copë lodra, dhe kemi ndaluar importin e mbi 18 kontingjenteve me lodra të tilla në vendin tonë. Duke ndikuar kështu direkt në shëndetin e fëmijëve tanë. Gjatë këtij viti, kam marrë vendim për dislokimin e agjencive të cilësisë së Kosovës, dhe krijimin e Qendrës Nacionale për Cilësi. Gjatë vitit të ardhshëm do të fillon dislokimi i këtyre agjencive dhe implementimi i projektit 14 milionësh që kemi fituar nga Banka Botërore”, ka thënë Shala.
Ministri ka treguar se është rritë numri i inspektimeve të tregut në krahasim me vitin e kaluar për 150%, janë realizuar mbi 1.502 inspektime të operatorët ekonomik në sektorin privat, për 12 muaj janë marr mbi 436 mostra të karburanteve të lëngta të naftës në tregun e brendshëm,me qëllim të verifikimit të cilësisë së këtyre produkteve nga këto 436 mostra, mbi 230 mostra janë marr vetëm në kohën sa jam unë Ministër, d.m.th nga 1 tetori 2018 e deri me sot.
“Janë shqyrtuar mbi 204 ankesa të konsumatorëve dhe kryesisht kanë rezultuar të bazuara prandaj edhe janë vendosur në favor të konsumatorit dhe me këtë nënkuptojmë që është rritur besimi i qytetarëve në institucione. Gjithashtu janë shqiptuar 121 gjoba ndaj operatorëve ekonomik të cilët nuk kanë respektuar ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe janë iniciuar 45 procedura në gjykatat kompetente.
Ministri tha se Inspektimet shtetërore janë komponentë thelbësore e një shteti rregullator modern dhe duhet të jenë të fokusuara në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve por assesi nuk duhet të shndërrohen në barrë administrative për sektorin privat në Kosovë.
“MTI është duke u angazhuar në zvogëlimin e barrës administrative dhe në thjeshtëzimin i Lejeve dhe Licencave për bizneset. Për momentin në Kosovë, janë në fuqi rreth 460 leje dhe licenca të ndryshme që lëshohen nga institucionet e ndryshme të nivelit qendror dhe lokal. MTI do të jetë institucioni i parë që do të filloj procesin e thjeshtëzimit të këtyre lejeve dhe licencave nëpërmjet procesi rregullator dhe do të bëjë eliminimin e atyre që janë të dublifikuara (apo të tepërta) në mënyrë që të ndikoj në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit afarist në Kosovë. Me mbështetjen e projektit të IFC-së (Banka Botërore) e që financohet nga Qeveria Zvicerane “Përmirësimi i Klimës së Investimeve në Kosovë”, MTI është duke e koordinuar procesin e reformës së inspektimeve në tërë Republikën e Kosovës”.
Shala ka folur edhe për përmbushja e obligimeve që dalin nga MSA, që sipas tij, MTI ka qenë dhe është e përkushtuar që të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
“Në këtë aspekt, të gjitha departamentet dhe agjencionit në kuadër të MTI kanë bërë punë të jashtëzakonshme, prandaj, unë sot jam i lumtur të them që ne kemi realizuar 74% të kritereve që janë paraparë për këtë vit”.
Ministri ka theksuar se për herë të parë në histori të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë këtë vit është realizuar buxheti në masën prej 93 për qind.
Ministri ka thënë se prioritetet për vitin 2019fokus të veçantë do të kem në tregun e derivateve të naftës. “Në kalimin e ligjit të ri sipas standardeve dhe direktivave të BE. Por gjithashtu, në hartimin e kritereve me qëllim të rritjes së kualitetit të derivateve të naftës në tregun vendor”.