Ermal Fejzullahu këndoi ‘live’ këngën e Shkurte Fejzës.
Dy ditët e fundit kanë qenë përplot me ngjarje në vend, por e gjithë vëmendja është tek aktakuzat e konfirmuara nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së, shkruan lajmi.net.
Konfirmimi i aktakuzave dhe nisja për në Hagë e Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, ka nxitur debat në publik.
Reagime të shumta kanë ardhur nga fytyrat publike të të gjitha fushave, mes tjerash edhe nga këngëtarët.
Së fundi, Ermal Fejzullahu publikoi disa video në Instagram, në të cilat shfaqet duke kënduar këngën “Mora fjalë”, të shkurte Fejzës.
“Gjithmone krenar me UÇK”, janë fjalët që Ermai ia bashkëngjiti videos.
Po ashtu, ai disa orë më parë shpërndau moton “Liria ka emër”, përmes së cilës po bëhet solidarizimi me të gjithë emrat e ftuar për intervistim nga Specialja.