Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (GJND) njoftoi sot se do të miratojë një vendim mbi padinë e Ukrainës kundër Rusisë më 16 mars, raporton Reuters.
Vetëm delegacioni ukrainas doli në seancat dëgjimore para gjykatës së OKB-së në Hagë, ndërsa pala ruse vendosi të mos merr pjesë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, më herët deklaroi se përfaqësuesit e Moskës nuk marrin pjesë në seancat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së, pasi “çështja e një operacioni special ushtarak në Ukrainë është jashtë juridiksionit të saj”.
Në padinë e Kievit zyrtar thuhet se pretendimi i Rusisë se pushtoi Ukrainën për të parandaluar gjenocidin është i rremë dhe nga gjyqtarët kërkohet që të urdhërojnë Moskën zyrtare të ndalojë sulmet./kp