Fjalë Kyçe

Gjobë deri në 2 mijë euro për personat që shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes

Gjobë deri në 2 mijë euro për personat që shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar sa do të jenë gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Ai ka thënë se gjobat për persona fizik do të jenë 1 mijë deri në 2 mijë euro. Ndërsa për persona juridik 3 mijë deri në 8 mijë euro.

Postimi i plotë:

Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:

1000-2000€ – për person fizik;
3000-8000€ – për person juridik;

Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!

Zbatoni masat!