Fjalë Kyçe

Gjobë dhe pezullim, lojtari i Juves e pëson pas derbit të Italisë prej arbitrit

Gjobë dhe pezullim, lojtari i Juves e pëson pas derbit të Italisë prej arbitrit

Mattia De Sciglio e ka pësuar pas derbit të Italisë, që Juventusi e humbi me rezultatin 0-1 pas një goli të Hakan Calhanoglu me penallti.

Mbrojtësi ka ofenduar arbitrin në momentin që ka qenë duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes dhe kjo është shënuar në raportin e ndeshjes, shkruan abcnews.

Gjykatësi sportiv nuk e ka falur mbrojtësin italian, i cili është pezulluar me një ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro për sjelljen e pahijshme kundrejt arbitrit.