Fjalë Kyçe

Gjobitet me 20 mijë euro për dëmtim të argjinaturës së lumit Sitnica në Vushtrri

Gjobitet me 20 mijë euro për dëmtim të argjinaturës së lumit Sitnica në Vushtrri

Inspektoret komunalë në Vushtrri kanë i kanë shqiptuar gjobë prej 20,000 euro një qytetari për dëmtim të argjinaturës/bankinës së lumit Sitnica.

Siç njoftohet nga komuna e Vushtrrisë, ky dëmtim i argjinaturës rrezikon vërshime masive dhe shkakton rrezik të përgjithshëm për pronat dhe jetën e qytetarëve.

“Inspektoret e Komunës së Vushtrrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar dëmin, kanë rrethuar me shirit vendin e ngjarjes dhe po ashtu kanë njoftuar policinë e Kosovës. Krimet e rënda kanë dalë në vend ngjarje dhe ndaj personit është inicuar procedurë penale dhe procedurë disciplinore edhe në Inspektoratin Policor”, thuhet në njoftim.

Përveç gjobës, njoftohet se i njëjti është urdhëruar ta kthejë vendin në si në gjendjen e mëparshme.

“Ndaj këtij qytetari të pandërgjegjshëm që fatkeqësisht është zyrtar policor, Inspektori Komunal ka shqiptuar gjobë 20,000€, e ka urdhëruar kthimin në gjendjen e mëparshme dhe ka inicuar procedurë penale pranë organeve kompetente. Po ashtu është njoftuar Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që ka dalë në vend ngjarje dhe ka shqiptuar gjobë në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.