Polcia e Kosovës ka gjobitur një me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe me tre muaj ndalim të vozitjes.
I njëjti është kapur nga policia duke vozitur 144 km/h në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 70 km/h, në magjistralen Pejë-Prishtinë.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.