Fjalë Kyçe

Gjoshi: Vjosa Osmani u mohoi qytetarëve pakon emergjente – Ajo vet i merr 3 mijë euro pagë

Gjoshi: Vjosa Osmani u mohoi qytetarëve pakon emergjente – Ajo vet i merr 3 mijë euro pagë

Zyrtari PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ua mohoi qytetarëve pakon ekonomike.

Gjoshi ka shkruar se Osmani me arbitraritet u pamundësoi deputetëve të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

“Spikerja e Kuvendit, me arbitraritet, u pamundësoi deputetëve të shprehin lirshëm vullnetin për Pakon Ekonomike të propozuar nga PDK-ja për përballimin e pandemisë”, ka shkruar ai.

“Asaj nuk i intereson as si mbijetojnë qytetarët e as bizneset. Paga neto e Vjosa Osmanit si Kryetare e Kuvendit është 2 800 euro dhe qindra të tjera i merr brenda një muaji nga Fakulteti”, ka shkruar në fund ai.

Shkrimi i tij i plotë:

VJOSA OSMANI U MOHOI QYTETARËVE PAKON EKONOMIKE

Ajo merr mbi 3 mijë euro rrogë mujore

Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra familjet kosovare dhe jeta e tyre në kohë pandemie.

Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra bizneset kosovare se si të mbijetojnë në kohë pandemie.

Spikerja e Kuvendit, me arbitraritet, u pamundësoi deputetëve të shprehin lirshëm vullnetin për Pakon Ekonomike të propozuar nga PDK-ja për përballimin e pandemisë.

Ajo shfaqi hapur inatin politik me PDK-në vetëm e vetëm që këtë Pako që po e presin qytetarët dhe bizneset të mos e lejojë të aprovohet.

Ajo po kalkulon politikisht në kohë pandemie.

Asaj nuk i intereson as si mbijetojnë qytetarët e as bizneset. Paga neto e Vjosa Osmanit si Kryetare e Kuvendit është 2 800 euro dhe qindra të tjera i merr brenda një muaji nga Fakulteti.