Fjalë Kyçe

Gjuajtja me armë tek rruga “Isa Kastrati” në Prishtinë, 21 plumba u shkrepën në drejtim të veturës

Gjuajtja me armë tek rruga “Isa Kastrati” në Prishtinë, 21 plumba u shkrepën në drejtim të veturës

21 plumba u shkrepën dje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Fatmirësisht, në këtë rast që ndodhi dje rreth orës 12:41 nuk pati viktima apo të lënduar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se ankuesit kanë raportuar në polici se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, shkruan lajmi.net.

Si pasojë, dëmtime pësoi vetura e viktimave.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth  21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.