Fjalë Kyçe

Gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje në Prishtinë, njëjtë si në filma

Gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje në Prishtinë, njëjtë si në filma

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:10 në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje kanë shtënë me armë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se policia janë në vend të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë, por që kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai.