Fjalë Kyçe

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Një person dyshohet se është plagosur gjatë ditës së sotme, në një lokal tek ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë.Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Me datë 07.06.2020 rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informate për një person të plagosur.

Menjëherë njësitet e policisë kanë shkuar në lokalicionin ku është raportuar incidenti dhe kanë konstatuar se te një lokal te Pallati i Rinisë në Prishtinë, një person dyshohet të jetë i plagosur”, ka thënë ai.Tutje, Hoxha për Metron ka theksuar se do të sqarohen të gjitha rrethanat e tjera nga organet kompetente, lidhur me rastin.

“Ekipet mjekësore kanë dalë në lokacion, ndërsa edhe njësiti i forenzikës dhe hetuesisë së PK’së po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e tjera lidhuer me rastin. Pas raportimeve shtesë, do të njoftoheni nga kompetentet për detaje të tjera”, tha ai.