Fjalë Kyçe

Gjuan me armë zjarri pas një mosmarrëveshje me tre persona, policia jep detaje

Gjuan me armë zjarri pas një mosmarrëveshje me tre persona, policia jep detaje

Një person i dyshuar është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në ajër në një distancë larg nga tre viktimat meshkuj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa nga i njëjti është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Alo/