Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se Ramush Haradinaj një ditë do të shpallet fajtor.
Marko Gjuriq ka deklaruar se krimet e luftës nuk shlyhen andaj Ramush Haradinaj herë do kur do të përgjigjet për to.
“Njësoj si në dy-tri herat e kaluara që kanë luajtur vetëm për të treguar se ka proces kundër shqiptarëve, në fund askush nuk është gjykuar. Mos harroni se ajo gjykatë është themeluar si gjykatë e shtetit të papranuar të Kosovës që vetëm fizikisht është i vendosur në Holandë”, deklaroi Gjuriq si mysafir në televizionin “RTS”, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se ishte e pritur që Haradinaj të kthehej nga Haga brenda një jave.
“Tepër pak flasim për këtë, ajo që njerëzit duhet të dinë është se Haradinaj dhe terroristët e tjerë gjenden në gjykata ndërkombëtare edhe falë angazhimit të Serbisë. Për këtë arsye i ftojnë kur shtetet vendosin të merren seriozisht me ta”, shtoi ai.